Meta për Paktin detar me Greqinë “do të veprojë sipas Kushtetutës”

E publikuar: 31/01/2018 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta duke folur per gazetaret pasi ka dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Meten se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , at the Prosecution of Serious Crimes, where he testify about the allegations of lawmaker Tom Doshi. Doshi has accused the Speaker of Parliament Ilir Meta because he has ordered his murder and Mhill Fufi.

Presidenti i republikës, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për paktin detar me Greqinë, në një bashkëbisedim me komentuesit në faqen e tij në rrjetet sociale.

Në komentin e tij, Meta shprehet se po e ndjek me vëmendjen këtë çështje dhe thekson se si President i Republikës do të veprojë konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike.

“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur më shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”, shkruan Meta.