Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka thënë e pas fitores së Donald Trump marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ndryshojnë pasi janë marrëdhënie strategjike.
“Marrëdhëniet do jenë edhe më të mira. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mirë ka 26 vjet, kur presidenti Busha hapi këtë marrëdhënie dhe të gjithë presidentët më pas kanë konsoliduar këtë marrëdhënie. Kjo marrëdhënie është e konsoliduar, është strategjike. Besoj se do të ketë një menaxhim të mirë të politikës së jashtme pasi parimet mbi të cilat ajo ndërtohet janë solide. Mund të ketë ndryshime më pozitive duke pasur në konsideratë kritikat e tij”, theksoi kreu i LSI-së.
Ky ishte sipas tij, një proces më shumë se demokratik, me rezultate të paparashikueshme.

















