Kreu i LSI Ilir Meta ka përgëzuar kandidimin e Halim Kosovës menjëherë pasi ky i fundit pranoi humbjen në Tiranë në një dalje publike.
Meta tha se fushata e Kosovës solli një risi pozitive në këto zgjedhje.
“Sjellja e doktor Halim Kosovës solli një standard të ri. Politika ka nevojë për më shumë qytetari. Fushata e doktor Kosovës ishte një risi pozitive”, tha Meta.
Halim Kosova ndryshe mga kandidatë te tjerë apo fushatat e mëparshme bëri një fushatë të qetë pa sulme ndaj kundërshtarit por thjesht duke shpalosur programin e tij për Tiranën, transmeton Mapo.