Lajmet

Meta: Konsensusi dhe monitorimi ndërkombëtar, shtyllat e reformës në drejtësi

17.08.2016 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Meta: Konsensusi dhe monitorimi ndërkombëtar, shtyllat e reformës në drejtësi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta foli për mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi që po zhvillohet aktualisht, duke nënvizuar se “konsensusi mes palëve dhe monitorimi ndërkombëtar janë shtyllat e reformës në drejtësi”.

“Sot po jepen opinionet e EURALIUS-it lidhur me pretendimet e opozitës për ligjin e “vetting”-ut. Shpresojmë të vazhdojmë në mënyrë konstruktive. Vazhdon puna për dy ligjet e tjera për të cilat kemi rënë dakord që të diskutohet brenda muajit 30 gusht (qeverisja gjyqësore dhe prokuroria speciale). Ftoj përfaqësuesit e opozitës që të përqendrohen edhe në këto dy ligje”, u shpreh Meta para gazetarëve.

Kreu i LSI-së shtoi se “kritikat e PD-së janë pozitive, pasi kjo gjë tregon se kanë studiuar dhe janë thelluar”.

“Shpresoj që opozita të ndihmojë në përmirësimin dhe pasurimin e Ligjit të “vetting”-ut. Nuk ka arsye pse të mos gjejmë konsensus. LSI-ja është për vazhdimin e linjës së konsensusit dhe për ne është e rëndësishme të shohim vlerësimet e ndërkombëtarëve”, tha Meta.

Në lidhje me shortin e pahedhur nga presidenti Nishani për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Meta deklaroi: “Mendoj se Presidenti ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Tani duhet të plotësojmë ne si Kuvend kuadrin ligjor në mënyrë që ta ushtrojë edhe presidenti detyrën e tij. Shpresojmë që vakuumi ligjor të përmbushet shumë shpejt”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Lushtaku për largimin e gazetares Sejda nga RTK: Kështu kemi qenë të përndjekur nga regjimi i Millosheviçit

Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet