Meta kërcënon ndërkombëtarët: “Ta kenë të qartë” Nëse duan ta marrin Shqipërinë me luftë, luftë do kenë

E publikuar: 02/04/2021 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj ndërkombëtarëve të cilët i ka kërcënuar edhe me luftë.

Teksa i quajti diplomatët e huaj “mafie ndërkombëtare”, kreu i shtetit tha se “nëse kërkojnë ta marrë Shqipërinë me luftë, përgjigjja do jetë me luftë”.

Meta foli edhe për zgjedhjet, ndërsa tha se “2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën”.

“Po i paralajmëroj nëse prekin apo dhunojnë votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën. Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jete në terren, në çdo qendër votimi. Askush të mos guxojë të prekë dhe të cenojë një votë se ndëshkimi do jetë shembullor dhe spektakolar. Nëse mafia ndërkombëtare kërkon dhe guxon ta marrë me luftë Shqipërinë, atëherë të jenë të qartë: luftë do të ketë dhe me luftë do t’i përgjigjemi, flakë për flakë”, deklaroi Meta.

Siç duket, sa më shumë afron dita e zgjedhjeve, presidenti heq kostumin e kreut të shtetit, duke sulmuar në mënyrë të paprecedentë të huajt. /Gazeta SHQIP