Mesut Ozil i gatshëm t’i përkushtohet Arsenalit

E publikuar: 26/01/2018 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesut Ozili duket i gatshëm t’i përkushtohet Arsenalit duke nënshkruar kontratë të re.
Ndërkohë, trajneri Arsene Wenger ka thënë se është optimist se shumë shpejt do të arrihet marrëveshje mes klubit dhe Ozilit për kontratë të re, transmeton Express.

Përfaqësuesi gjerman ende nuk e ka zgjatur kontratën në “Emirates Stadium” pa përfunduar sezoni dhe do të jetë lojtar i lirë këtë verë nëse nuk arrihet marrëveshje për kontratë të re.

Arsenali tashmë e ka humbur një yll, Alexis Sanchezin, i cili iu bashkua Manchester Unitedit javën e kaluar, pasi kishte dështuar t’ia zgjidhte të ardhmen.

Prandaj, gjiganti i Premierligës është i etur ta shmangë përsëritjen e të njëjtin gabim edhe me Ozilin. /Express/