Një mësuese është kthyer në “hit” në rrjetet sociale me veprimin e saj gjatë një ore mësimore.
Nuk dihet se në cilën shkollë ka ndodhur ky “incident” por është e qartë se ngjarja i përket Shqipërisë, pasi mësuesja flet shqip.
Ajo “hahet kokë më kokë” me një nxënësin e saj të cilit kërkon t’i tërheqë me ngulm një objekt që ai mban në dorë. Video është filmuar nga nxënësit e tjerë të klasës të cilët nuk i ndalin të qeshurat përballë kësaj skene. Mësuesja dëgjohet teksa vazhdimisht thotë “Lëshoje, lëshoje”. /Gazeta Express/