Mësuesja që mbeti shtatëzënë me nxënësin 13 vjeçar po kërkohet nga policia (Foto)

E publikuar: 01/06/2016 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Amerikës janë në kërkim të një mësuese të një shkollë të mesme, e cila po akuzohet për abuzim të vazhdueshëm seksual ndaj një fëmije , pasi ajo pretendonte se ka mbetur shtatzënë nga studenti i saj 13vjeçar – me bekimin e familjes së tij .

Alexandria Vera 24 vjeçare nga Texas, mësuese e gjuhës angleze në shkollën e mesme “Stovall”, dyshohet se ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj pothuajse çdo ditë, madje edhe ka mbetur shtatzënë.

Lajmi u bë i ditur kur ajo u zbulua tinëz një ditë në një depo të shkollës, shkruan Daily Mail.

Një nxënës tjetër ka thënë se pa dashje e kishin parë një akt të tyre kur ata ishin në pushim të gjatë:“Të gjithë e pamë atë, pastaj e gjithë shkolla filloi të flasë në lidhje me të”.

Një zëdhënës i shkollës ka thënë se mësuesja është larguar menjëherë nga shkolla.