Mësuesja abuzonte seksualisht me nxënësin 14-vjeçar në SHBA/ Kapen mesazhet në Snapchat me të mitur

E publikuar: 01/02/2024 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

24-vjeçarja Cassidy Kraus është arrestuar për tre akuza të rënda. Një prej akuzave është abuzimi seksual me një nxënës 14 vjeçar.

Ajo ushtronte profesionin e mësueses në IKM Manning School. Ajo i dërgonte mesazhe të turpshme në rrjetin social Snapchat tre djemve 13-vjeçarë.

Arrestimi i saj vjen vetëm disa muaj pas dasmës së saj edhe pse ishte martesë e shkurtër, pasi të dhënat tregojnë se bashkëshorti i saj bëri kërkesë për divorc vetëm pak muaj pas martesës.

Tre ditë para paraqitjes së divorcit ajo dha dorëheqjen për të shmangur shkarkimin. Mediat e huaja raportojnë se ajo mund të vuajë dënimin me deri në 33 vite burg.