Asi i Barcelonës ka thënë se do të donte ta takonte presidentin, bijat e të cilit më parë kanë kërkuar ta takojnë atë.
Lionel Messi ka thënë se do të ishte nder të takohej me familjen e presidentit të SHBA-së Barack Obama.
Gjatë vizitës në Buenos Aires, Obama ka treguar se bijat e tij kanë kërkuar që ta takojnë yllin e Barcelonës.
Messi ka treguar se është befasuar kur është pyetur për presidentin e SHBA-së, ndërsa ka deklaruar se do të ishte i nderuar të takohet me familjen e tij.
“Isha i befasuar me deklaratat e tij, pasi për mua është krejtësisht e kundërta”.
“Për mua do të ishte nder madh që të takohem me të dhe bijat e tij, por e di që do të ishte e komplikuar”.
“Nuk e di nëse do të ishte e mundshme madje. Ndoshta ai tha ato gjëra sepse ishte në Argjentinë, por unë, si edhe të tjerët, isha i befasuar”.