Messi rikthehet në fushë me Deportivon

E publikuar: 09/10/2016 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FC Barcelona’s Lionel Messi, from Argentina, reacts after scoring during a Spanish La Liga soccer match against Espanyol at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain, Sunday, Dec. 7, 2014. (AP Photo/Manu Fernandez)

Barcelona mund të mbështetet te Lionel Messi duke filluar që nga ndeshja e rradhës në La Liga ndaj Deportivo La Corunas. Sulmuesi argjentinas i cili humbi 2 ndeshjet e fundit të përfaqësueses albiceleste pak nga pak po riaftësohet plotësisht nga dëmtimi që pësoi në sfidën ndaj Atleticos së Madridit disa javë më parë dhe shumë shpejtë do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Luis Enrique. Mungesa e Messit është ndierë te Barca gjatë kësaj periudhe pasi blaugranave u kanë munguar golat dhe asistet e 5-herë fituesit të Topit të Artë sidomos në ndeshjen e humbur me shifrat 4-3 ndaj Celta Vigos. Diagnoza e parë pas lëndimit përcaktoi se 29-vjecarit do ti duheshin 3 javë për të hedhur pas shpine dëmtimin muskular. Gjithcka ka shkuar shumë mirë për Messin me argjentinasin që ka qenë gjithmonë nën vëzhgimin e stafit mjekësor të Barcelonës. Në ditët e fundit gjëndja e Messit ka përparuar sëtepërmi dhe gjasat janë që ai të zbresë në fushë të Shtunën e ardhshme ndaj Deportivo La Corunas. Trajneri i Barcelonës Luis Enrique pas lajmeve që vinë nga infermieria mund të fërkojë duart sepse do të ketë të gatshëm lojtarin jo vetëm për takimin ndaj La Corunas por edhe për sfidën ndaj Manchester City-it në Champions League.