Messi në dyshim për sfidën hapëse ndaj Kilit

E publikuar: 05/06/2016 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Argjentina pritet të debutojë në Kupën e Amerikës pa liderin e skuadrës Lionel Messi. Në orën 04:00 të mëngjesit të së martës, Albicelestet kanë mundësinë e revanshit ndaj Kilit, që dicka më pak se një vit më parë i rrëmbyen titullin kontinental me penallti. Edhe pse në atë duel Messi ishte në fushë për 120 minuta nuk arriti të udhëheqë skuadrën drejt triumfit, teksa sfida hapëse në Grupin D është në rrezik për numrin 10. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të ri, por mjekët duken pesimistë për rikuperimin e plotë të Pleshtit për sfidën e parë, atë ndaj Kilit që do të luhet në San Francisco.

Për momentin mungon një lajm zyrtar i mjekëve të skuadrës, por në seancën e fundit stërvitore, Messi është parë të stërvitet i vecuar nga grupi me një ngarkesë më të lehtë dhe nën vëzhgimin e mjekëve dhe fizioterapistëve. Madje vetë trajneri Tata Martino është treguar i kujdesshëm në deklaratat për shtyp duke theksuar se nuk është e nevojshme për të nxituar dhe gjithcka do të vendoset pak përpara takimit. Megjithatë fakti është që topi i Artë po rikuperohet me ritme të ngadalta, teksa goditja e marë në shpinë në miqësoren me Hondurasin duket të ketë krijuar probleme serioze. Në seancat e fundit stërvitore, është parë që Tata Martino ka provuar Nicolas Gaitan si pjesë e sulmit, në mbështetje të Gonzalo Higuain dhe përkrah Angel Di Maria e Ever Banega. Në këtë mënyrë duekt që debutimi i Lionel Messit në Copa America të shtyhet për sfidën ndaj Panamasë në orët e para të së shtunës./supersport.al/