BERLIN, GERMANY – JUNE 06: Lionel Messi of Barcelona stretches to control the ball during the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
Mjaftoi vetëm një pjesë loje që Lionel Messi të ndriçonte finalen e Berlinit duke eklipsuar bashkëkombasin Carlos Tevez i cili humbi mes madhështisë së një sfide që vlen gjithë sezonin.
Në duelin mes dy argjentinasve është numri 10 i Barcelonës ai që triumfoi. Dy lojtarët do të kenë kohë në dispozicion të diskutojnë për mënyrën se si shkuan gjërat pasi disa ditë më vonë do të bashkohen në kombëtare. Sprintet e shumta dhe pamundësia për ta markuar një për një Messin u krijoi shumë telashe bardhezinjve, aq sa e detyruan Tevez ta ndiqte pjesën më të madhe të takimit si një spektator. Messi preku 103 topa ndërsa “Apashi” vetëm 36.
Por diferencën nuk e bënë statistikat sepse pesha që lojtari i Barcelonës pati në fatin e takimit ishte shumë e madhe. Çdo herë që ai mori topin shpiku diçka të paparashikueshme duke hyrë përherë në zemrën e aksionit, ndryshe nga bashkekombasi i tij. Messi kishte përherë një ide për të nxjerrë të lirë shokët e skuadrës, ndërsa në 69 pasime ai gaboi vetëm 8. Në krahun tjetër, Tevez goditi vetëm 4 herë drejt portës së Barcelonës dhe aksioni më i rrezikshëm ishte ai i rastit të golit të barazimit që lindi pikërisht nga këmbët e tij. Gjithçka nisi dhe përfundoi te ai moment sepse Tevez nuk hyri më në lojë për shkak edhe të kontrollit që i bënë kundërshtarët mesfushës. Një duel ku Leo fiton në çdo aspekt dhe një finale që me shumë mundësi shërben edhe për t’i dorëzuar gjeniut argjentinas Topin e pestë të Artë në Janarin e vitit 2016./supersport.al/