4 vëllezërit: Samueli (9 vjeç), Nikolla (7), Davidi (4) dhe Dominik Bisaku (2-vjeçar), të cilët me talentin e tyre në futboll janë në sytë e klubeve më të mëdha europiane, kanë në dorë tashmë një letër me autografi n e Lionel Mesit. Babai i fëmijëve, Gjon Bisaku, tregon për “albinfo.ch” gëzimin e papërshkrueshëm për këtë surprizë.
“Për fëmijët e mi dhe për ne si familje, letra e pranuar nga Lionel Mesi është dhurata më e mirë që kemi marrë ndonjëherë për festën e Pashkëve, – thotë Gjoni, i cili dikur edhe vetë ishte futbollist. – Para disa ditësh ne i kemi dërguar disa fotografi Lionel Mesit në adresë të klubit të Barcelonës. Aty kanë qenë disa fotografi të fëmijëve të mi, familjes sonë dhe disa fotografi të Nënë Terezës.
Messi letër për familjen shqiptare në Gjermani (Foto)
NGA KATEGORIA