Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për numrin festiv të gazetës Marca.
Ylli argjentinas vazhdon të mbetet ylli kryesor në La Liga dhe sigurisht që vëmendja më e madhe është në të.
Kur po afrohen festat e fundvitit, gazeta Marca është përkujdesur t’ia bëjë një intervistë të gjatë argjentinasit, i cili ka folur rreth shumë gjërave.
Njëra nga to është edhe marrëdhëniet e tij me Neymarin dhe Pep Guardiolan, me të cilët ka qejf të punojë përsëri.
Messi dhe Neymar kanë kaluar kohë të mira së bashku te Barcelona
“Mendoj se është e komplikuar që Neymar të lë PSG-në”, ka thënë fillimisht Messi për Marca.
“Dua që ai të kthehet prapë, si lojtar dhe për dhomat e veshjes”.
“Ne jemi shokë, ne kemi shumë përvoja së bashku dhe shumë gjera tjera, por PSG nuk mendoj se do ta lejoj të largohet”.
Messi dhe Guardiola kanë fituar shumë trofe së bashku
Messi mendim pozitiv ka edhe për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, të cilin e cilëson si njëri nga më të mirët në botë.
“Megjithëse e vështirë, unë do të doja të punoj përsëri me Guardiolan”.
“Ai është njëri nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/


















