Lionel Messi e ka filluar vitin 2016, edhe më mirë se në 2012-ën kur hyri në histori me 90 gola brenda një viti kalendarik.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është në top formë.
Reprezentuesi argjentinas e ka filluar vitin 2016, edhe më mirë se në 2012-ën kur hyri në histori me 90 gola brenda një viti kalendarik.
Het-triku i tij në fitoren e fundit ndaj Rayo Vallecanos e vulosi periudhën e tij të formës së jashtëzakonshme, shkruan e përditshmja sportive “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.
E ky është një tjetër lajm i keq për rivalin e tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.