Mësoni nga cila lagje është i infektuari i fundit nga Gjilani

E publikuar: 07/04/2020 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për pesë raste të reja me Covid-19, njëri prej të cilëve është nga Gjilani.

Portali Mediafokus.info info merr vesh nga burime të ISHKP se 56 vjeçari i infektuar nga Gjilani është nga lagjja Deremahallë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Qendra Operative dhe Komiteti Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike, derisa ka thënë se nuk ka vend për panik.

“Ju lutem mos u shqetësoni, por vetëpërmbahuni nga takimet. Këto janë dy javët vendimtare të luftës me të panjohurën”, ka deklaruar Haziri./Mediafokus.info/