Me diskutime e tensione asht përcjellë nji mbledhje e Grupit Parlamentar te Partisë Demokratike, e mbajtun mbasditen e te Merkurës.
Shkas për tensionin ishte Gjykata Speciale. Edhe ma herët Televizioni Rrokum ka raportue se tashma mbrenda partisë së Hashim Thaçit kanë mbetë vec 4 deputetët të pabindun, që refuzojnë me dhanë votën e tyne pro themelimit te kësaj Gjykate.
Shefi i Grupit, Adem Grabovci i kishte mbledhe deputetët me diskutue për këtë cashtje, në prag te seancës plenare ku ne rend dite janë amendamentet kushtetuese për Specialen.
Por deputetët Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Blerta Deliu-Kodra e Bekim Haxhiut, kanë vazhdue me shfaqë qëndrimin e tyne kategorik kundër.
Disa prej deputetëve te PDK’s, te pranishëm në këtë mbledhje, ndonëse jo para kamerës, kanë tregue për Televizionin Rrokum, se tensionet u ngritën atëherë kur këta 4 deputetë, ja thanë edhe shefit të grupit parlamentar se qëndrimi i tyne nuk ka ndryshue.
Në atë moment, si kanë rrëfye këta deputetë Grabovci ju asht drejtue Musliu, Lushtakut, Delit e Haxhiut se ai asht shefi që vendos për qëndrimet dhe në raste të tilla deputetët duhet me u pajtue me qëndrimin e grupit.
“Vërtetë ishte mbledhje e tensionueme. Ne nji rast, Grabovci, ju drejtue deputetes Deliu-Kodra: “ti nuk mundesh me vendos qysh dush, unë jam shefi i grupit parlamentar dhe qysh tham unë, ashtu duhet me qenë edhe qëndrimi i juej”, – ka tregue deputeti i PDK’s.
Si thotë ai, deputetja ka vazhdu me kundërshtue, madje tue thanë se as kryetari i partisë Hashim Thaci nuk mundet me ja ndrrue qëndrimin.
Ai ka tregue se ne këtë diskutim asht përfshi edhe deputetja Musliu, tue tregue se qëndrimi i saj asht kundër për Specialen.
Madje, diskutimi i ashpër ka ba që deputetët e PDK’s njani mbas tjetrit me lëshue mbledhjen e grupit parlamentar.
I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Kuvendit, njiherit nënkryetari i PDK’s Kadri Veseli. As ai nuk ka prit me përfundue kjo mbledhje, dhe iku me të nis diskutimet e nxeta.
Televizioni Rrokum me gjithë përpjekjen, nuk mbërrini me marrë ndonji deklaratë nga zyrtarët e deputetët e PDK’s. As kryetari i Grupit parlamentar Adem Grabovci e as deputetët s’pranuen me fol para kamerës, tue thanë se njiherë për nji herë nuk kanë cka te thonë.