Billie Eilish do ta këndojë kolonën zanore të “James Bond”.
Ylli i pop-it, Billie Eilish ka incizuar kolonën zanore, për fimin e ri “James Bond”, “No Time To Die”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja amerikane, e cila u mbushi 18 vjeç muajin e kaluar, është artistja më e re në histori që ka shkruar dhe incizuar një kolonë zanore për të.
“Duket çmenduri të jesh pjesë e saj në çdo mënyrë”, tha ajo, e cila e quajti këtë një nder të madh.
Dy kolonat e fundit zanore të Bond, “Skyfall” nga Adele dhe “Writing’s On The Wall” nga Sam Smith kanë fituar “Oscar”.
Kënga e Billie Ellish u kompozua nga vëllai i saj, Finneas O’Connell, me të cilin punoi albumin e saj të parë, të nominuar për “Grammy”.
“Të shkruash kolonë zanore për filmin Bond është diçka që ne e kemi ëndërruar gjithë jetën tonë”, tha ai.