Në 26-të ka shkuar numri i pjesëtarëve të FSK-së të infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Gjendja shëndetësore e të infektuarve është e mirë dhe të njëjtit ndodhen në vetizolim, ka konfirmuar zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes për Gazetën Sinjali.
“Pas analizave të mostrave të një numri të pjesëtarëve të FSK-së, ka rezultuar se 26 prej tyre janë pozitiv. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ata janë duke u trajtuar në vetizolim. Në ditët në vijim do të ndiqen rastet e dyshuara dhe do veprohet sipas udhëzimeve të Qendrës Mjekësore të FSK-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, thuhet në përgjigjen me shkrim për Gazetën Sinjali.


















