Boksieri Florian Marku do të ballafaqohet me Chris Congon më 31 mars në sallën “O2 Arena” në Londër.
Kështu ka bërë të ditur Marku, i cili theksoi se kjo do të jetë përballja e parë që dy vjet në Londër.
“Kanë kaluar dy vjet e gjysëm që nga ndeshja ime e fundit në Londër. Mezi pres të rikthehem dhe tju jap mundësinë të gjithëve të shijojnë një ndeshje të bukur Live e cila do te transmetohet dhe ne Sky Sports për ata që nuk do kenë mundësine ta ndjekin Live.” – ka shkruar Marku.
Marku bëri të ditur se biletat dalin në shitje javës tjetër.