Khabib Nurmagomedov e mposhti me lehtësi rivalin e tij Justin Gaethje në kategorinë MMA, duel ky i zhvilluar të shtunën në mbrëmje, raporton KosovaPress.
Gaethje i bëri ballë Khabibit vetëm deri në raundin e dytë, atëherë kur Khabib në stilin e tij e vuri nën kthetra dhe e detyroi të dorëzohet.
Por, përkundër se doli triumfues, Khabib nuk ka shpëtuar pa lëndime serioze nga ky dyluftim dhe ishte i detyruar të shtrihej në spital.
Tani, presidenti i UFC, Dana Ëhite, ka zbuluar se cila ishte gjendja e Khabib Nurmagomedov pas duelit me Justin Gaethje.
“Khabib Nurmagomedov ka thyer këmbën dhe është dërguar në spital, edhe pse ishte fitues i këtij dueli.”
“Mendoj se ai ka thyer dy gishtat e këmbës, një kockë dhe këmbën e tij”, ka thënë Ëhite pas ndeshjes.”
“Kjo është ajo që më kanë thënë nga këndi i tij”, shtoi presidenti i UFC.