Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka raportuar në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2022.
Likaj gjatë raportimit tha se kanë përgatitur një master-plan që ka tri skenarë. Skenari i parë është më i preferuari, tha ai ngase është planifikuar që mësimi të nis në shkolla, por duke respektuar masat e rekomanduara.
Ai tha se kanë rekomanduar që secila shkollë të formojë task-forcën, për tu përballur me pandeminë.
Likaj tha se duhet buxhet shtesë që është jashtë buxhetit, që është miratuar nga Qeveria.
Mes tjerash ai ka shtuar shton se mësimi në distancë mund të aplikohet vetëm në ndonjë shkollë që ka numër të madh të të infektuarve me Covid-19, raporton Ekonomiaonline.
“Ne kemi përgatitur një master-plan që ka tri skenarë që është për mësim të rregullt me 1 shtator në shkolla duke respektuar kushtet dhe duke u bazuar në një varg dokumentesh. Kemi përgatitur koncept dokumentet për secilën fazë, për klasën 1 deri 9 dhe kemi përgatitur monitorim për mësimin në distancë”.
“Skenari është mësim edhe në shkollë dhe distancë dhe ai treti është më i keqi mësimi në distancë, por do ta aplikojmë vetëm te ndonjë shkollë që ka numër të madh të nxënësve apo stafit të infektuar. Skenari me i pëlqyer për ne është skenari i parë duke i respektuar masat e rekomanduara”, tha ai.
“Ne kemi rekomanduar qe secila shkollë me e formuar task-forcën e vet në rast se lajmërohen rastet me Covid. Kërkohet buxhet shtesë që është jashtë buxhetit që është miratuar dhe i kemi bërë kërkesë Qeverisë për fonde shtesë për tu përballur me këtë situatë që po ballafaqohemi”.
“MASh do t’i ketë donacion mbi 1.4 milion dhe kemi siguruar donacione mbi 1.2 milion”, ka thënë Likaj.


















