Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, i njohur si mik i shqiptarëve, ka deklaruar se Kosovës i duhet një gjeneratë e re në politikë, për të parë qeverisjen e saj të pakorruptuar.
Në një intervistë për të përditshmen “Kosova Sot”, Mesiq ka thënë se për ta luftuar korrupsionin duhet guxim dhe vullnet politik, dhe së në këtë aspekt dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, Kroacia mund t’i ndihmojë shumë Kosovës.
Ish kreu i shtetit kroat, ka thënë se interesat grupore dhe mafioze, kudo, edhe në Kosovë, janë pengesë për sundimin e rendit dhe ligjit, sepse, siç ka thënë ai, kanë ndikim të jashtëzakonshëm në skenën politike.
Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, Mesiq ka thënë se është në interesin afatgjatë që edhe në Kosovë të formohet një institucion i këtillë, dhe më këtë institucionet kosovare të tregojnë se janë të gatshme të kryejnë detyrat e veta.
Sa i përket procesit të verifikimit të veteranëve, Mesiq ka thënë se në rastin e Kosovës ka pasur shumë neglizhencë dhe se qeveria aktuale është duke u përpjekur që ta përmirësojë listën, porse siç ka thënë ai, nuk është ende as për së afërmi asaj se si duhet të jetë.
“Veteranët fals paraqitën pas çdo lufte, mirëpo sikur me të vërtetë gjithë ata njerëz që janë regjistruar, të ishin pjesëmarrës në luftë, atëherë lufta do të zgjaste shumë më pak”.