Janë të mëdhenjë në karrierë dhe ndër më të mirët në profesionet e tyre, por centimetrat e tyre nuk janë edhe aq të shumtë.
Ata që u bënë pjesë e kësaj liste janë meshkuj në karrierë të cilët ja kanë dalë të bëhen ata që janë edhe pse nuk zotërojnë centimetrat e nevojshëm.
Eno Popi njihet si një nga zërat më të vjetër të radios dhe tashmë vazhdon ende të jetë pjesë e televizionit.
Erion Braçe është bërë shumë herë pjesë e shakave edhe pse është një personazh tepër i arrirë në profesionin e tij.
Besniku (NRG Band) sado të bëjë trup do të mbahet mend gjithnjë si djali trup vogël që këndon shumë bukur.
Noizy gjithashtu hyn tek meshkujt e shkurtër. Sigurisht që ka detaje të tjera për t’u vlerësuar por i duhet medoemos të veshë atlete me platformë.
Renis Gjoka edhe pse ka një zë që kumbon, gjatësia e tij … nuk është ajo që pritej nga një zë i tillë.
Labinot Gashi, i cili në spektakle dhe evente ku moderon ka punë me meshkuj dhe femra të gjata, gjithmonë i duhet të zgjatet për përgjigjet e tyre.