Mesfushori i Kombëtares së Spanjës Dani Olmo pas ndeshjes është prononcuar për media.
Golashënuesi në këtë mbrëmjë, foli për ndeshjen kundër Kosovës.
Olmo tha se Kosova ishte kundërshtare shumë e vështirë, por ata u lodhën shumë gjatë pjesës së parë.
“Pasi shënuam golin e parë ishte ndeshja më e lehtë, kishim shumë raste dhe ishim më të rehatshëm në pjesën e dytë”.
“Kundërshtari ishte shumë i mirë, shënuan një gol shumë të mirë dhe mbyllen mirë hapësirat. Por, mendoj se u lodhën shumë në pjesën e parë”.
Ai u pyet nga gazetarët se cili është qëllimi i Spanjës?
“Normalisht ne kërkojmë që të kualifikohemi dhe të fitojmë ndeshjet e tjera”, përfundoi Olmo/RTKLIVE.