Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka një mesazh për pjesëtarët e Shtetit Islamik, pikërisht në muajin e Ramazanit.
Gjatë adresimit ai thotë se kurrë nuk do të tolerohen fundërrinat që Kosovën, e cila ka orientim perëndimor të tentojnë ta drejtojnë në një rrugëtimi, i cili është humnerë dhe i cili është vetëm një primitivizëm dhe manipulim me besimin Islam.
“Ajo çfarë duhet të përçojë si mesazh. Është mirë në qoftë se kanë ndjenja, në qoftë se kanë vetëdije, në qoftë se kanë familje, në qoftë se janë njerëz që i besojnë Zotit, në qoftë se janë njerëz që i besojnë edhe të dërguarit të Zotit, Muhamedit, po flas në këtë gjuhë meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, që mos ta marrin në qafë këtë popull për arsye se janë duke na dëmtuar dhe të largohen nga këtu,” deklaron Veseli./Tribuna Channel/