Kriminelët kanë gjetur një mënyrë të re t’i mashtrojnë njerëzit, një mesazh i rremë, aq bindës i cili vjen me mesazhin nga banka të cilën ju e përdorni.
Britanikët janë paralajmëruar nga mesazhet e rreme, të cilët duken se janë nga banka e tyre mirëpo në të vërtetë janë përpjekje nga kriminelët që t’ua vjedhin njerëzve paratë nga banka.
Këto mesazhe i nxitin njerëzit që të thirrin një numër apo të vizitojnë ndonjë website, shpesh duke pohuar se është diqka urgjente. Mirëpo numri i telefonit apo website kontrollohen nga kriminelët, duke ju mundësuar atyre që të vjedhin informatat e sigurisë që i qojnë deri në llogarinë bankare të tyre dhe të ju vjedhin para.
Njësiti i inteligjencës FFA UK tha : “ Qe mesazhet të duken më të vërteta, mashtruesit përdorin, programe speciale të cilat i dërgojnë të dhënat e dërguesit, kështu që të shfaqet emri i bankës si dërgues, mirror.co.uk, transmeton Gazeta Express.
Mesazhi i rremë mund ta lajmërojë klientin e bankës që do të pranojë një thirrje nga banka, kështu që mashtruesi e thirr viktimën dhe tenton ta mashtrojë duke i kërkuar detaje të llogarisë së tyre bankare.
Si ta shmangim këtë?
FFA UK thotë se nëse doni të mos jeni viktimë e kësaj vjedhje duhet që të mos dërgoni informata personale ose fjalëkalime në mesazhe apo thirrje të dyshimta.
Nëse një klienti i kërkohen ato informata personale , ata duhet që ta thërrasin numrin e bankës që ta konfirmojnë se a janë ata. Banka kurrë nuk do t’i telefononte klientët e saj që të ju kërkojë kodin 4 shifror ose fjalëkalimin e llogarisë së tyre.
Katy Worobec , drejtoreshë e FFA UK tha: “Këto mesazhe mund të duken shumë të vërteta, mirëpo është shumë e rëndësishme të jeni vigjilentë. Gjithmonë keni kujdes nëse pranoni një mesazh ku ju kërkohen informatat tuaj personale. Mos jepni informata të ndjeshme pa e ditur se kush po ua kërkon”. (Përktheu: Besa Aliu)/express/