Merz refuzon të merret me ata që nuk e votuan, i jep prioritet punës

E publikuar: 07/05/2025 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz nuk do të merret me çështjen se kush nuk ia dha votën dje gjatë raundit të parë.

Të paktën 18 anëtarë të grupeve parlamentare të koalicionit të Unionit me SPD refuzuan dje t’i jepnin Merz votën në raundin e parë.

As ai dhe as zëvendësi i tij Klingbeil nuk duan të merren më të gjejnë se kush ishte kundër dhe pse.

Përkundrazi, ata kanë rënë në ujdi t’i përvishen punës tani. “Nuk do të ketë kërkim motivesh”, ka thënë Merz për ARD, raporton DW.

Megjithë dështimin e djeshëm në raundin e parë, Merz e ka përshkruar zgjedhjen e tij në detyrë si një votëbesimi.

“Ishte një ditë e ndershme,” tha kreu i CDU në programin Brennpunkt të ARD, “por në fund ishte gjithashtu një votëbesimi nga koalicioni CDU/CSU dhe SPD”.

Ai u shpreh, se nuk ka asnjë dyshim se partnerët do të punojnë së bashku në një frymë besimi.