
Kancelari gjerman Friedrich Merz mund ta realizojë vizitën e tij të parë në Ukrainë si lider vendi.
Sipas Welt duke cituar burime në Berlin dhe Bruksel, vizita e mundshme e Merz në Ukrainë mund të realizohet në fillim të majit.
Welt gjithashtu raporton se vizita pritet të përkojë me samitin e “koalicionit të vullnetit” më 9 maj, i cili do të zhvillohet në Kiev.
Aty pritet të jetë prezent edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk, transmeton Telegrafi.
Nëse një gjë e tillë ndodhë, do të ishte vizita e parë e Merz si kancelar gjerman. Megjithatë, zëdhënësi i tij nuk pranoi të komentojë asgjë lidhur me këto raportime.
Ai tashmë ka vizituar Ukrainë në dhjetor të vitit të kaluar si lideri i opozitës gjermane, ku ishte takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.