Merr fund pengmarrja në Velipojë për 4 mijë eurot, arrestohet autori

E publikuar: 15/08/2017 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është marrë peng mbrëmë në Velipojë për një borxh të pashlyer prej 4 000 euro. Policia ka arrestuar sot autorin i cili është Dodë Gj.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës.

Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës. Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë./ShkodraNews