Merkeli porosit Vuçiqin: Mos u bëni pengesë për Kosovën

E publikuar: 17/08/2015 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat serbe kanë raportuar se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka pranuar ta nënshkruajë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por që ministri i tij, Ivica Daçiq, dhe presidenti Nikoliq janë duke e sabotuar.
Kështu, e përditshmja “Danas” ka botuar një shkrim ku thuhet se në Beograd po shfaqen shenjat e para të plasaritjes midis lidershipit serb rreth asaj se a duhet të bllokohet Kosova në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizmave ndërkombëtarë, transmeton Koha.net.

Sipas “Danas”-it, marrëveshja e ardhshme, që pritet të arrihet në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do ta nënkuptojë mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare të tilla si: UNESCO, INTERPOL dhe agjenci të tjera dhe se kjo përbën një kërkesë të qartë të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndaj kryeministrit Vuçiq.