Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë takimit me homologun e saj autriak, ka deklaruar se kriza e refugjatëve do të zgjidhet jashtë kufijve të BE-së.
Gjatë bisedes me kancelarin austriak Verner Feymann, tha se Europa e ka të nevojshme që të lëvizë sa më shpejt me pikat e nxehta në Greqi, transmeton Gazeta Blic.
“Në lidhje me krizen e refugjatëve, nuk do të ketë zgjidhje kur bëhet fjalë për reduktime, kur bëhet fjalë për kufijtë, ose kur bëhet fjalë për legalizimin në kufirin gjermano-austriak,” tha ajo. “Kontrolla duhet të bëhet jashtë kufijve të BE-së”.
Këtë vit, Gjermania ka pritur emigrantë dhe refugjatë më shumë se cilido vend tjetër në Europë. Deri në muajin tetor janë regjistruar 758 mijë refugjatë, ndërsa një numër i madh refugjatësh dhe emigrantësh po mbajnë rend për t’u regjistruar.
Pothujase të gjithë këta kanë hyrë në Austri, përmes Greqisë dhe përmes vendeve të Ballkanit.
Gjermania tashmë ka vendosur rregulla të reja për të kanalizuar procesin e azilit pë rata që largohen nga lufta, ndërsa në proces të përshpejtuar është duke i kthyer emigrantët nga Ballkani.
Ndërkaq, kancelari austriak është shprehur, se pas sulmeve në Paris, refugjatët do të kenë kontrollë më të rreptë, por kufijtë do vazhdojnë të qëndrojnë të hapur.
“Mbyllja e kufijve do të thotë fundi i zonës Shengen,” është shprehur ai.
“Qëllimi ynë kryesor është t’i japim fund luftës në Siri, e cila luftë po detyron mijëra njerëz të braktisin vendin e tyre,” ka theksuar Feymann.
















