Merkel: Po e analizojmë dialogun në Bruksel

E publikuar: 27/08/2015 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja e Gjermanisë Angele Merkel, sipas medieve të Beogradit, ka thënë se Serbia është gjithnjë e më afër hapjes së kapitujve me Bashkimin Evropian.

“Janë arritur shumë parakushte për t’u hapur kapitulli i parë. Do të jemi fer dhe nuk do të bëjmë kushte të reja. Megjithatë rezultatin e dialogut në Bruksel do ta analizomë edhe më. E dini, ngjyra në marrëveshje ende nuk është terur”, ka thënë Merkel, njofton B92, transmeton Koha.net, duke aluduar në marrëveshjet Kosovë – Serbi që u nënshkruan më 25 gusht të këtij viti në Bruksel, ndër të cilat edhe ajo për Asociacionin për Komunat serbe.