Nji interes te vecante ka pase edhe per cashtjen e emigranteve, dhe ne pyetjen se a mundet me u konsiderue Shqipnia vend i sigurt i origjinies se tyne, kancelarja tha se nuk ka asgja kunder ketij formulimi, por duhet me u marre vesh me landet ne Gjermani.
Nderkaq, Rama, tha se mbas permbushjes se kritereve nga ana e Shqipnise, antaresimi ne BE kishte me i dhane fund propagandes antieuropiane, se Bashkimi Europian i refuzon shqiptaret ngase nuk jane kristiane, por te perzier.
Hapja e negociatave, përgjigje për skeptikët anti-europianë, – theksoi Rama.
Ne kete pike ka nderhy edhe kancelarja gjermane tue shtu’ se pamvarsisht se Shqipnia ka shumice myslimane, kjo nuk asht pengese per anetaresim ne BE.
Edhe ne Gjermani jetojne shume myslimane, – tha Merkel, – por perceptimi se Bashkimi Europian i refuzon myslimanet nuk qendron.
Ndërkaq, e pyetun për a ka preferencë për kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vucic, si dy liderë të Ballklanit, Merkel asht përgjigjë se nuk ka asnji lider që mundet me qenë përgjegjës dhe kompetent për të gjithë rajonin.
Me kaq, ka perfundue konferenca per emdia e dy shefave te qeverive, derisa Merkel pritet tash nga preisdenti i Republikes se Shqipnise, Bujar Nishani.
Kryefjala e deklarimit te kancelares gjermane ne konferencen e shtypit mbas takimit me kryeminsitrin Edi Rama ne Tirane, ishte bashkepunimi ekonomik.
Mbasi falenderoi per pritjen, ajo tha se sot jane nenshkrue edhe 6 mareveshje mes dy vendeve.
Në përgjithësi, Shqipnia ka ba progres për integrimin në BE. Shqipnia duhet me krijue kushte ligjore për investitorët Turizmi dhe energjia, mundësi të mëdha bashkëpunimi, – tha Merkel.
Kancelarja i dha mbështetje integrimit të Shqipnisë në BE, por theksoi ajo, – Shqipnia duhet mr luftue krimin dhe korrupsionin.
Azilkerkuesit shqiptare nuk kane me marre status ne Gjermani, – tha mes tjerash kancelarja Merkel, tue shtue se Gjermania ka nevoje per punetore te kualifikuem, e Shqipnia mundet me e ofrue kete.
Kancelarja tha se bashke me Ramen kane diskutue shume çashtje, mes te cilave, edhe rajonin, Kosoven, viziten e kryeministrit serb Vucic ne Tirane, etj.
Asht ne interesin e BE qe vendet e Ballkanit Perendimor me u integrue ne Bashkimin Europian, – tha Merkel.
Por vendet duhet me i permbushe kriteret dhe standardet.
Merkel mori shembullin e reformes ne sistemin e drejtesise ne Shqipni, per te cilen ajo tha se pamvarsisht punes, ende nuk asht perfundue.
Merkel çeli nji epokë të re bashkëpunimi në Ballkan. Ajo uli në nji tryezë për herë të parë liderët e Ballkanit. Paqja në Ballkan ka vend nji çelës, që asht Europa.
Na nuk kërkojmë dhuratë e as reduktim bujar kërkesash për ne, por sepse jemi të bindun se procesi i integrimit nuk duhet me e përmbushë për hir të Brukselit, por sepse e kërkon koha.
Kancelare Merkel, në emën të gjithë shqiptarëve ju falenderoj për mbështetjen dhë angazhimin tuej për me qenë në Bashkimin Europian, – tha kryeminsitri Rama në hapje të konferences së përbashket të shtypit me kancelaren gjemrane në Tiranë.
Shumë mirënjohës Merkelit që asht sot në Tiranë, – tha Rama. Shumë njerëz kërkojë kohën e Merkelit në këtë moment, por ajo po tregon vëmendje të veçantë për rajonin e Ballkanit
Patëm nji bisedë të hapun me Merkel, diskutim i shkëlqyem për të ardhmen.
Merkel, ndihmë të jashtëzakonshme për projektin e BE, – vazhdoi Rama
Sapo ka përfundue takimi 1 orësh mes delegacioneve shqiptare dhe gjermane, të kryesyeme nga kryetarët e qeverive përkatës: Edi Rama dhe Angela Merkel.
Në konferencën për media, mbas fjalës së kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel, asht radha e pyetjeve të gazetarëve.
Ndaj dy kryetarëve të qeverive kanë me u ba 4 pyetje: dy nga gazetarë shqiptarë dhe dy nga gazetarë të huej.
Ndër masat e shumta të sigurisë për vizitën e parë të kancelares gjermanë në Shqipni, ishte edhe ky helikopter i Forcave të Armatosuna, i cili ka patrullue në ajër gjatë gjithë rrugës që ka ba eksorta e Merkelit, nga Aeroporti Nane Tereza ne Rinas e deri në mbrritjen te selia e Kryeministrise.
Pervec helikopterit, Policia e Shtetit ka angazhue 4 mije efektive policie, derisa per sigurine e kancelares në këtë vizitë pakorëshe në kryeqytetin shqiptar, janë angazhue edhe shërbimet e specializueme.
Qytetarë të shumtë të kryeqytetit të Shqipnisë kishin dalë me pritë kancelaren federale të Gjermanisë, Angela Merkel, në vizitën e saj të parë në Tiranë.
Të pozicionuem në të dyja anët e bulevardit Dëshmorët e Kombit, ata e kanë përcjellë përgjatë gjithë rrugës kancelaren, derisa e kanë duartrokitë dhe përshendetë Merkelin kur ka dalë nga vetura.
Edhe Merkel asht tregue e vëmendshme dhe e kujdeshsme tu’ i përshëndetë dy herë shqiptaret per mikpritjen e tyne.
Ndërkaq, të pyetun nga mediat vendase, qytetarët thanë se e presin me shpreë vizitën e kancelares gjermane.
Presim anëtarësimin në Bashkimin Europian. Vende të reja pune. Presim investime gjermane, – thanë disa prej qytetarëve.
Pa mbrrite mire ne Shqipni, Merkel i ka dhane ma s’paku dy leksione per shqiptaret: Ka pershendete me shume vemendje qytetaret e pranishem, si dhe ka respektue rregullat e qarkullimit.
Dy here i ka pershendete me dore kancelarja gjermane qytetaret e shumte shqiptare qe kishin dale me i urue mireseardhjen ne Tirane: heren e apre sapo doli nga vetura e saj, dhe hren e dyte mbas ekzekutimit te himneve kombetare, derisa po hynte ne seline e qeverise shqiptare bashke me kryeministrin Edi Rama.
Nji tjeter vecanti e minutave te para te vizites se kancelares Angela Merkel ne Tirane, asht respektimi qe vetura e saj u bani rregullave te qarkullimit rrugor ne Tirane. Derisa zakonisht veturat qeveritare presin rrugen nga krahu i kundert per em dale te kryeminsitria, vetura e kancelares Merkel ka ba nji rrotullim deri ne sheshin “Nane Tereza”, per me respektue keshtu maskimalisht rregullat e qarkullimit rrugor.
Mbas kesaj, Merkel u prit nga Rama dhe mbas ceremonise zyrtare te mireseardhejs, delegacionet kane nise takimet ne ambientet e mbrendshme te qeverise shqiptare.
Rreth ores 15:30, kryeminsitri i Shqipnise Edi Rama dhe kancelarja federale e Gjermanise, Angela Merkel kane me dale ne nji konference per media.
Asht njoftue paraprakisht se kane me u pranue vetem 4 pyetje nga gazetaret: 2 nga gazetare shqiptare, dhe dy nga gazetare te huej.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrrite ne oren 14:15 minuta ne seline e Qeverise se Shqipnise, ku asht prite nga Kryeminsitri Edi Rama.
Merkel ka pershendete me dore qytetaret e shumte te prsanishem qe kishin dale me e i urue mireseardhjen.
Mbas kesaj, ajo asht takue me kryeminsitrin Edi Rama, i cili e ka drejteu per ne ceremonine zyrtare te mireseardhjes.
Mbas ekzekutimit te himnit kombetar gjerman dhe shqiptar, ceremonia vijon.
Derisa eskorta e kancelares Angela Merkel pritet me mbrri ne Tirane nga çasti në çast, rruget kryesore nga Aeroporti i Rinasit deri ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne kryeqytetin shqiptar, jane bllokue nga policia.
Merkel pritet me mbrri perpara selise se Kryeministrise ne Tirane, ku ka me u prite nga kryeminsitri Edi Rama per ceremonine zyrtare te mireseardhjes.
Eskorta e kancelares Angela Merkel nisset drejt Tiranes.
Vetura me te cilen udheton Angela Merkel shoqnohet nga forca te shumta policore dhe nga masa te shumta sigurie, qe nga toka dhe ajri.
Pervec rreth 400 forcave policore qe pergjigjen per sigurine, nga ajri patrullon nji helikopter i Ushtrise Shqiptare, derisa bashke me kancelaren Merkel kane ardhe edhe 4 truprojat e saj.
Kancelarja Federeale e Gjermanisë, Angela Merkel sapo mbrriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Nanë Tereza” të Tiranës.
Avioni i kancelares sapo asht ule ne aeroportin e Rinasit.
Për me pritë kancelaren gjermane kane dalë zv/kryeministri i Shqipnisë, Niko Peleshi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si dhe zyrtarë të tjerë të naltë të qeverisë shqiptare.
Mbas pritjes në aeroportin e Rinasit, për kancelaren Merkel asht rezervue ceremonia zyrtare e mireseardhjes, që mbahet mbas pak minutash përpara ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.
Mbas ceremonisë, të dy shefat e qeverive – Rama dhe Merkel – fillojnë takimet me dyer të mbylluna, derisa konferenca e përbashkët për media pritet me qenë rreth orës 15:30.
Përveç takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipnisë, Bujar Nishani, kancelarja federale Angela Merkel merr pjesë në Konferencën Ekonomike Shqiptaro-Gjermane që mbahet në Tiranë.
Merkel pritet me u largue nga Shqipnia reth orës 19:00, për me vazhdue turin e saj ballkanik që përfshin Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.