Merkel: Kosovarët do të kthehen, në Kosovë s’ka luftë civile!

E publikuar: 25/08/2015 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do t’i kthejmë në vendin e tyre të gjithë ata që, sipas të gjitha gjasave, nuk kanë asnjë shans të marrin azil, ka thënë të martën kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Është diçka e vështirë, mirëpo Serbia, Shqipëria dhe Kosova janë vende ku për momentin nuk ka luftë civile”, ka theksuar ajo në një takim me qytetarë të Duisbourg-Marxloh, një lagje e Duisbourg, qytet industrial dhe i minierave në Ruhr, ku jeton një komunitet i fuqishëm imigrantësh.

“E ata që kanë të drejtë për azil, për shembull sirianët, ata duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë në Evropë”, ka vijuar kancelarja. /Zëri/