Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është rizgjedhur lidere e partisë kryesore konservatore në Gjermani, Unionit Kristian Demokrat (CDU), për edhe një mandat tjetër dyvjeçar.
Zgjedhja në krye të CDU-së është trampolinë për kandidimin e saj për mandatin e katërt si kancelare në zgjedhjet gjermane vitin e ardhshëm.
Gjatë fjalimit para votimit, Merkeli shprehu vendosmërinë për ta parandaluar ripërsëritjen e fluksin të madh të emigrantëve të vitit të kaluar, transmeton Express.
Merkeli nuk pati kundërshtar për udhëheqësinë e Unionit Kristian Demokrat – e cila është trampolinë për kandidimin e saj për mandatin e katër si kancelare gjermane.
Ajo fitoi 89.5% të votave të delegatëve gjatë një kongresin në qytetin perëndimor gjerman, Essen, rezultat solid ky, por më i keq se ai i para dy viteve kur Merkeli fitoi 96.7% të votave të delegatëve./Express/