Merkato e verës, Hazard më i shtrenjtë se Ronaldo

E publikuar: 09/06/2015 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubet që do të hyjnë në merkato këtë verë në kërkim të një ylli të madh duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me shpenzimet, sepse disa prej lojtarëve më të mirë aktualisht në treg, kushtojnë tepër dhe për arkat e klubeve të forta financiarisht. Observatori i Futbollit Në Neutchatel, ka publikuar një listë me 10 lojtarët më të shtrenjtë aktualisht në treg sa i përket vlerës së kartonit dhe vendi i parë ashtu sic pritej i përket Messit, vlera e të cilit këtë verë në tregun e shitblerjeve arrin plot 280.8 milion euro, pothuajse dyfishi i futbollistit që qëndron në vendin e dytë, i cili në fakt nuk është Ronaldo por Eden Hazard. Kartoni i belgut vlerësohet 148.9 milion euro, një shumë marramendëse, që do të tundonte për ta shitur dhe vetë Jose Mourinhon, që belgun e konsideron si lojtarin e tij kryesor. I treti renditet ndërkohë portugezi Ronaldo me një vlerë kartoni prej 124.7 ndërsa në vendin e katërt është braziliani Neymar, që vlerësohet 98.5. Agueros së Cityt nuk i ka rënë aspak vlera, sepse ai këtë verë shitet për vetëm 85 milion euro, ndërsa për ata që dëshirojnë shërbimet e Pogbas, duhet të paguajnë 77.3 milion euro, me francezin që renditet i 7-ti në këtë listë duke lënë pas Diego Costën, Alexis Sanchez dhe James Rodriguezin, që mbyll këtë klasifikim./supersport.al/