Tregtari po përdorte një tualet portativ në një godinë në ndërtim e sipër në Sidnej, kur edhe u kafshua nga merimanga shpinëkuqe.
Kjo merimangë është e afërt në llojin e saj me vejushen e zezë.
Pickimi i saj shkakton dhimbje të forta, djersitje dhe të përziera.
Në të shkuarën ka pasur raste kur njerëzit vdisnin nga pickimi i merimangës shpinëkuqe, por që prej prodhimit të një kundërhelmi në vitin 1956, nuk është shënuar asnjë vdekje.
Biznesmeni është në gjendje të qëndrueshme.