Kryetari i Gjilanit e ka falënderuar Nexhat Shemsiun, shtetin e Danimarkës dhe spitalin “Falck Danmark A/S” për donacionin që i kanë dhënë spitalit në Gjilan.
Ai ka shtuar se ky donacion ka shumë vlerë dhe do të ndihmojë sistemin e shëndetësisë në këtë Komunë.
Nexhat Shemsiu, me vendlindje nga fshati Përlepnicë, donator nga Danimarka ka thënë se ky donacion ka ardhur në Gjilan, falë gatishmërisë dhe angazhimit të kryetarit Haziri dhe stafit të tij, për të punuar në këtë drejtim që shëndetësia primare të jetë përfituese e kësaj autoambulance, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Edhe drejtori i QKMF-së, Fejzullah Berisha, ka falënderuar donatorin shqiptar për këtë ndihmë dhe gjë ka qenë shumë e nevojshme për të kryer punën sa më profesionale.
Haziri i ka ndarë edhe një mirënjohje donatorit shqiptar, si dhe spitalit nga Danimarka, në shenjë falënderimi.