Rreth 70 për qind e investime të patundshmërisë kanë shënuar ngritje të çmimeve sidomos gjatë gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndërsa interesim të madh ka edhe prej mërgatës për të investuar në këtë industri. Ndërkaq, njohës të çështjeve ekonomike e konsiderojnë të gabuar termin “investime të huaja” investimet e diasporës në patundshmëri, raporton Ekonomia Online.
Nga agjencitë e patundshmërive thonë për Ekonomia Online se ky sektor ka shënuar rritje drastike në dy vitet e fundit, ndërsa njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë që remitencat të drejtohen aty ku ka efekt pozitiv për ekonominë vendëse.
Burim Halili nga Agjencia e Patundshmërive “ACCES”, ka thënë për Ekonomia Online se në dy vitet e fundit kanë ndryshuar çmimet e banesave nga lagjja në lagje.
Sipas tij, për një banesë të re në Prishtinë, varësisht lokacionit, blerësi duhet të paguajë nga 1,100 euro deri në mbi 2.000 euro për metër katror.
“Sa i përket çmimit për shitjet e banesave momental kjo është një stabilitet që mund të them realisht në dy vitet e fundit tash gjashtë muajt e fundit që kemi një stabilitet çmimet ndryshojnë nga lagjja në lagje edhe tek ndërtimet e reja dhe tek ato të vjetrat. Interesimi prej mërgatës është në nivel ndoshta mund të them në dy tre vitet e fundit ka pasur një interes më të madh prej mërgatës që investojnë kryesisht fokusi i tyre është pak edhe në ato që janë të pajisur me fletë poseduese. Sa i përket ndryshimit të çmimeve nga vitet paraprake kemi ndryshim jashtëzakonisht më të madh për shembull, mund të them se në trevjeçarin e fundit çmimet e banesave kanë shënuar një ngritje diku minimalisht për 50 për qind”, ka thënë Halili.
Halili ka potencuar se çmimet e banesave dallojnë nga lagjja në lagje, dhe rritja ka shkuar deri në 80 për qind. E lagjet më çmimet më të shtrenjta janë lagjja e “Muhaxherëve”, “Lakrishtë”, “Tophane”, e “Dragodan”. Sipas tij, çmimet dallojnë nga ndërtimeve e reja nga të vjetrat.
“Kemi lagje që shkojnë deri në 70-80 për qind, në lagjen e ‘Muhaxherëve’ që është afër qendrës ku çmimi para tre, katër viteve ka variuar diku rreth një mijë, një mijë e treqind, tani ka shkuar deri në dy mijë euro metri katror. Të njëjtën gjë e kemi edhe tek lagjet në Qendër këtu afër në ‘Lakrishte’, ‘Tophane’, çmimi ka qenë diku një mijë e dyqind, treqind tash është rreth dy mijë euro. Sa i përket lagjeve të tjera edhe ato kanë një ngritje, për shembull ‘Dragodani’ ka një ngritje afërsisht 40 për qind që çmimi diku mesatarisht ka qenë 900, 1 mijë tani ka shkuar në një mijë e treqind apo katërqind, varësisht nga pjesa, ndërsa tek zona ‘Prishtina e Re’ edhe aty kemi ngritje përafërsisht 40 për qind. Nëse flasim për një përqindje totale prej lagjes në lagje diku na del që ngritja është mbi 50 për qind e çmimeve tek ndërtimi i lartë ndërsa tek ndërtimet e vjetra shkon edhe më shumë”, ka thënë Halili.
Por këto investime nga diaspora, për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun, nuk janë të një strategjie zhvillimore. Ndonëse vlera e remitencave është e madhe, Gërxhaliu thekson se remitencat duhet të kenë një efekt pozitivë ekonomiko-social.
“Është e vërtetë që Kosova ka përfituar nga diaspora vetë fakti që raporti i Bankës Qendrore tregojnë që në vitin 2023 ka qenë dërgesa më tepër se 1 miliard e 200 milionë euro, është një dëshmi të pajtimit se dërgesat e diasporës janë shumë më të mëdha dhe lirshëm mund të thuhet se dërgesat janë të barabarta me buxhetin e miratuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ajo çka vërtetë është mjaftë shqetësuese është mungesa e një strategjie zhvillimore në Kosovë. Mungon një qasje që vlerës së diasporës, apo parat e ndihmuara nga diaspora t’i shtohet një vlerë e shtuar që ato të investojnë në prodhim në teknologjinë në përmirësimin e bilancit të pagesave, në partneritet dhe në shumë dukur të tjera që do të kishin me pasur efekt pozitiv në stabilitetin ekonomiko-social në Kosovë dhe për fat të keq ato janë të gjykuar paraprakisht për tu eksportuar të gatshme për import të mallrave nga jashtë është një dukur që e ka kapluar Kosovës që pjesa dërmuese është vërtetë e blerë nga diaspora”, u shpreh Gërxhaliu, teksa e sheh të gabuar që investimet nga diaspora të shihen si investime të huaja.
Ai ka thënë se remitencat janë njëra nga dy shtyllat më të forta të zhvillimit ekonomik të vendit, por që investime të huaja nuk duhet të llogariten.
“Po bëhet gabim kur po llogariten këto investime të patundshmërisë si investime të huaja, investimet e huaja në mënyrë deficiale në dimension krejt tjetër që janë investitor të huaj me plane të caktuara zhvillimore ku investojnë në prodhim, inovacione, teknologji dhe në strategji të tjera ku në Kosovë mungojnë. Po e them me keqardhje që Kosova shumë më tepër po promovon investime në vendet e rajonit sa që ato mbeten në Kosovë. Dy shtyllat kryesore që garantojnë Kosovës qëndrueshmëri është sektori privat që ka bërë shumë hapa para politikës dhe kontributi i diasporës e cila ka qenë dhe është dhe si duket do të mbete arteria kryesore e funksionimit të Republikës së Kosovës”.
“Kosova ka nevojë për investime të shumta. Nëse nuk kemi prodhim mbështetje, nuk kemi lehtësirat siç bëjnë vendet e rajonit. Dhe këto investime mund të jenë të arsyetuara në fakt që sado pak po krijojnë prodhim, ndërtim, punësim dhe shitje prandaj që vet fakti bëjnë pjesë edhe sistemi bankar besoj i jepni një dimension mirëpo nuk jetohet vetëm nga shitja e patundshmërisë nga diaspora. Duhet edhe një ekonomi më e avancuar, koherente një ekonomi që ec me kohën dhe duhet të kuptohet fakti që jemi në shekullin e digjitalizimit dhe të inteligjencës artificiale dhe çdo vonesë do të na kushtojë shumë më tepër se sa mendohet”, u shpreh ai.
Diaspora e Kosovës, sipas BQK-së, zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja, që bëhen kryesisht në patundshmëri.