Mërgim Mavraj kthehet në cështje tek Këlni. Mbrojtësi 29-vjecar nuk u grumbullua nga trajneri Peter Stoger për sfidën e së shtunës ndaj Shtutgartit, që përfundoi me fitoren 1-3 të skuadrës mike. Futbollisti i kombëtares kuqezi konsiderohet zgjedhje e katërt për qendrën e mbrojtjes, ndaj dhe qëllimi i tij është të gjejë një destinacion të ri. Në futbollin gjerman për shërbimet e tij interesohej Mynih 1860, që militon në Bundesligën e dytë, mirëpo kjo skuadër ka afruar lojtarë të tjerë në këtë rol, ndaj janë minimizuar mundësitë për të marrë Mavrajn. Kohët e fundit mediat italianë kanë zbuluar se për shërbimet e mbrojtësit ka interes nga skuadrat e Serisë A Sampdoria dhe Lazio, mirëpo menaxheri i Mavrajt është shprehur se Këlni po bëhet pengesë, ndoshta duke ushtruar presion për të përfituar nga shitja e kartonit të tij.
Koha e shkurtër e mbetur në dispozicion deri në përfundim të merkatos së janarit e detyron Mavrajn që të kërkojë një zgjidhje emergjente, pasi dëshiton të ketë sa më shumë minuta në këmbë për të qenë protagonsit me Shqipërinë në finalet e “Euro 2016”. Nëse nuk ndryshin ambient dhe nuk luan në radhët e Këlnit, atëherë do të vihej në diskutim madje edhe përfshirja e tij në listën e të grumbulluarve për eventin më të rëndësishëm futbollistik të vitit.