
Opinionisti Emrush T.Shkodra në një postim të tij ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve në vend, në fokus ai ka vërë mërgatën shqiptare që mëton të voton në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga qeveritë e ardhshme në Kosovë.
Shkruan: Emrush T.Shkodra
Mërgata shqiptare përveç vullnetit dhe vendosmërisë që ka treguar dhe po tregon për zhvillimet politike në vend dhe qeverisjen në republikën e Kosovës, ajo duhet edhe të kërkoj llogari dhe të mbaj në përgjegjësi autoritetet në vend për kërkesat kundrejt mërgatës.
Përtej kësaj, si pikënisje ajo duhet të insistoj në liberalizimin dhe balancimin e tregut të aviacionit, pra tregut të biletave.
Diaspora përmes fuqisë së tyre dhe vendosmërisë që ata po demonstrojnë në përzgjedhjen e qeverive në atdheun e tyre, duhet të insistojnë të thyejnë monopolet e kompanive që ofrojnë bileta fluturimi në relacionet e qendrave evropiane drejt kryeqytetit të Kosovës.
Pothuajse në asnjë vend tjetër brenda Evropës nuk ka bileta me të shtrenjta se sa drejtë aeroportit të Prishtinës.
Për këtë arsye në ketë rast jo vetëm diaspora, por edhe pjesëmarrësit tjerë relevant që janë pjesë e udhëtimeve nga aeroporti i Prishtinës drejt qendrave Evropiane e drejt botës duhet të jetë më të zëshëm duke rritur presionin mbi qeverinë e vendit sa i përket çmimeve enorme të biletave që mbretërojnë për momentin.
Edhe kompanitë me shërbime “low cost” siç janë wizair, easyjet e ndonjë tjetër, kanë çmime më të shtrenjta shpesh herë se normal kompanitë tjera ajrore që ofrojnë shërbimet.
Aeroporti i Shkupit, Tiranës, Podgoricës, në përgjithësi në rajon biletat e fluturimit janë dukshëm më lirë se kur udhëton nga aeroporti i Prishtinës.
Këtu duhet të jetë fokusi i diasporës, përveç kërkesave tjera që mund të jenë si: sigurimi i ulëseve në parlamentin e Republikës, heqja e taksës për 5 vite në rastet e investimit në vend, ofrimi i hapësirave tokësore për investitorët potencial prej 10-15 vite pa pagesë etj.
Diaspora nuk duhet të lejon që vota e tyre të kalkulohet vetëm për konsum të brendshëm politik, dhe përtej kësaj ata nuk duhet me lejuar që të përdoret si shkop për ti “çepuar” kundërshtareve politik.