Lewis Hamilton mund të pezullohet nga skuadra gjermane Mercedes për shkak të sjelljes së pilotit britanik në Cmimin e Madh të Spanjës dhe refuzimit të tij për të marrë pjesë në garat testuese. Një skenar i papritur që zbulohet nga Corriere Dello Sport, që i referohet vendimit të fundit të drejtuesve të Mercedezit për të thirrur me urgjencë pilotin e ri Pascal Ëehrlein për Cmimin e Madh të Monacos
Hamiltonit ka mbetur i zhgënjyer nga qëndrimi i drejtuesve të skuadrës së Mercedesit për të ndarë përgjegjësitë e përplasjes në Montmelo mes dy pilotëve të saj. Për këtë arsye 31-vjecari ka udhëtuar drejt Cannes me rastin e festivalit të filmit, ku është takuar me emra të njohur, ndër të cilët edhe me supermodelen ruse Irina Shayk, duke snobuar thirrjen e drejtuesve për të marrë pjesë në garat testuese.
Duket qartë se raportet mes Mercedesit dhe Hamilton janë në pikën më të ulët, aq sa të mendohet një ndarje e parakohshme. Gjithsesi kapitulli final i një historie bashkëpunimi që nisi në vitin 2013 mbetet ende për t’u shkruar. Vetë Hamilton, është shprehur pas këtyre zërave se është pjesë e Mercedesit dhe dëshiron të shkruajë historinë me këtë skuadër edhe pasi të vendosë të tërhiqet nga garat. Ai shtoi më tej së kërkon të ndjekë gjurmët e ish-pilotëve të Mercedes, që vazhdojë të jenë pjesë e kësaj skuadre. Fjalët e britanikut anashkalojnë raportimet e fundit për një përppasje të parikuperueshme mes tij dhe drejtuesve te Mercedesit. Cmimi i madh i Monacos, do të sqarojë gjithcka.