Mercedes-Benz është prodhuesi më i fundit i makinave i cili vendosi të përqafojë elektrifikimim.
Kompania tha se e gjithë linja e makinave të saj do të elektrifikohet deri në 2022.
Pas Volvo, Porsche, Hyundai dhe Jaguar, marka gjermane e prodhimit të makinave tregoi ambicjet e saj për të ndaluar shitjet e makinave vetëm me karburant.
Shefi ekzekutiv i Mercedes-Benz, Dieter Zetsche tha se Daimler do të shesë vetëm makina hibride dhe plotësisht elektrike pas 2022.
Ai premtoi të paktën 50 modele makinash elektrike, ndërsa Smart – një tjetër markë e Daimler, do të prodhojë vetëm makina elektrike pas 2020-ës.
Kështu Mercedes-Benz vihet në ndjekje të Volvo e cila ka premtuar elektrifikimin e makinave të saj duke filluar nga 2019-ta dhe Ford nga 2022.
Gjatë fundjavës Kina tha se do të ndalojë shitjet e makinave me karburant. Pas 2040-ës, Franca dhe Britania gjithashtu kanë premtuar heqjen nga qarkullimi të makinave me karburant. /PCWorld Albanian