Mercedes-AMG GT thyen rekordin e shtegut Nurburgring

E publikuar: 18/11/2020 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mercedes-AMG GT BLack Series është bërë vetura më e shpejtë e prodhimit në shtegun e famshëm të Nurburgring.

Vetura e fuqishme Mercedes me kohën 6:43.616 minuta pistën 20.6 kilometra (e matur pa seksionin e drejtë të pistës T13) dhe 6:48.047 minuta për një pistë totale 20.832 km të gjatë, gjigandi i ri V8 theu rekordin e ri, duke mposhtur rekordin e mëhershëm të Lamborghini Aventador SVJ në pak më shumë se 1.3 sekonda.

Si kujtesë, Mercedes-AMG GT Black Series mundësohet nga një motor V8 me benzinë 4.0 binjak-turbo me 730 kuaj fuqi dhe arrin 100 km/h për 3.2 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 325 km/h.