Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në krye me Rozeta Hajdarin, po planifikon që të shpenzojë rreth 27 mijë euro për furnizim me 60 llaptopë e kompjuterë.
“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.
Afati kohor për përfundimin e këtij tenderi është 30 ditë nga dhënia e kontratës. Kompanitë e interesuara për të kryer këto furnizime mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 16 qershor, në ora 14:00.