Mënyrat moderne të shërimit të problemeve të femrave, si ato të kanalit të urinës dhe pengesat gjinekologjike, nënkuptojnë përdorimin e preparateve të ndryshme farmaceutike. Këto preparate rrallëherë nuk kanë efekte anësore, të cilat përsëri dërgojnë në rrethin e sëmundjes.
Një shembull i kësaj është shfaqja relative e shpeshtë kur preparatet kundër kërpudhave si efekt anësor shfaqin kërpudha të tjera. M’u për këtë arsye, gjithnjë e më shumë femra ndihmë kërkojnë në mjekësinë popullore dhe bimët shëruese, me të cilat janë shëruar paraardhësit tanë.
Dy bimë janë miku më i mirë i femrave, ato janë bima ‘Alchemilla mollis’ dhe ‘Asteraceae’. Që të dyja këto bimë kanë efekt antibacterial dhe antipezmatues. Bima ‘Alchemilla mollis’ është rregulluesi më i mirë i hormoneve të femrës, ekuilibron ciklin menstrual dhe forcon mitrën, prandaj edhe është aleati më i mirë kundër shterpësisë, si dhe ndihma më e mirë pasi të keni përjetuar një lindje të vështirë. Ndihmon te vezoret policistike, cistet, dhe zbut simptomat e menopauzës.
Dikur kjo bimë quhej edhe mantel i grave, pasi që shihej si ilaçi më i mirë për shëndetin e femrës. Bima ‘Asteraceae’, në popull e njohur edhe si bimë universale për rigjallërimin e organizmit, përdoret edhe si pastrues i organizmit, përkatësisht nxit sekretimin e substancave të dëmshme nga trupi, prandaj shëron infeksionet e shpeshta të kanalit urinar te femrat. ‘Asteraceae’ pozitivisht ndikon edhe në tretje dhe qarkullimin e gjakut dhe zbut ngërçet që shfaqen gjatë ciklit menstrual dhe rregullon menstruacionet e parregullta.
Kombinimi i këtyre dy bimëve është i përsosur për shëndetin intim të femrës: e para forcon organet riprodhuese të femrës, ndërsa e dyta nxit sekretimin e substancave të dëmshme. Të dyja bimët përdoren në formë të çajit; së bashku apo ndaras, dhe sugjerohet të konsumohet çaj prej tyre, së paku disa herë në muaj. Për parandalim dhe ruajtje të shëndetit
Nga një lugë nga secila bimë e shtoni në 2 dcl ujë të vluar dhe e lini të vlojë për 10 minuta, ashtu e mbuluar me kapak. E pini kohë pas kohe. Gjatë menstruacioneve, për zbutjen e dhimbjeve të tyre 2 lugë të bimës ‘Alchemilla mollis’ i përzieni me 2 dcl ujë të vluar dhe e lini ashtu të qëndrojë për 15 minuta. Pini 2 deri 3 gota gjatë ditës gjatë dy tri ditëve të para të menstruacioneve. Nëse dëshironi ta forconi mitën, atëherë çdo ditë pini nga një gotë. Për pastrimin e organizmit 1 lugë të bimës ‘Asteraceae’e përzieni me 2 dcl ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë 7 minuta. E pini kohë pas kohe nëse keni pengesa të caktuara, për dy javë nga dy gota.