Në rrjetet sociale janë publikuar disa mënyra që studentët përdorin për të kopjuar në provime, duke mashtruar mësuesit dhe prindërit.
Një faqe në internet, e quajtur “Quora”, ka zbuluar mënyrat “inteligjente” që nxënësit përdorin gjatë provimeve.
Gjithashtu, edhe vetë mësuesit kanë zbuluar se si nxënësit e tyre tentojnë të kopjojnë, duke shkruar në makinën llogaritëse.
Mësuesi, Morgan Evans, tregon se gjatë karrierës së tij në këtë punë ka parë studentë që shkruajnë në letrën e shishes së ujit, duke mbajtur shënime në orët “Smart”.
Ndërsa rektori i një universiteti në Tajlandë është detyruar të ripërsërisë provimin për rreth 3 mijë studentë, të cilët gjatë provimeve kanë kopjuar nëpërmjet “smart watch” dhe syzeve hi-tech me mikrokamera.
Disa ditë më parë, rektori Arthit Ourairat, ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” foto të syzeve dhe orëve smart të përdorur nga disa studentë për të kopjuar në konkursin e pranimit në Mjekësi.