Bordi i Drejtorëve të RTK-së, sot ka intervistuar katër kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.
Pas intervistimit të kandidatëve, Bordi i RTK-së, me votim të fshehtë ka rizgjedhur Mentor Shalën Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së me mandat trevjeçare.
Kështu thuhet në komunikatën e Bordit të Drejtorëve të nënshkruar nga kryetari, Ismet Behxheti. Shalën e kanë votuar 8 anëtarë të bordit, kurse 2 tjerë për Bekim Hasanin.

















